Kaosi në Kuvend, Policia nis hetimet për 23 deputetë demokratë

Kaosi në Kuvend, Policia merr masat
SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
01.10.2024 12:27
Loading Icons...

Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për 23 deputetë të opozitës pas kaosit të shkaktuar në seancën e fundit parlamentare.

Sipas njoftimin specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për çfarë akuzohen deputetët

Flamur Noka., 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Bledjon Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Dhurata Çupi, Flamur Hoxha, Xhelal Mëziu, Lefter Gështënja, Agron Gjekmarkaj, Ina Zhupa, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Luan Baçi, Lodovik Hasani, Asllan Dogjani, Edi Paloka, Erisa Xhixho, Saimir Korreshi, Edmond Spaho, Kasem Mahmutaj, Vangjel Dule, Monika Kryemadhi, Isuf Çela, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta deputetë kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta.

Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.