Kanye West: Kim Kardashian po ndryshon oraret e fëmijëve të mi në minutën e fundit

SHFLETO

Kim Kardashian, Kanye West

 

Labinot Nimani
15.03.2022 9:40
Loading Icons...

Rep artisti, Kanye West po pretendon se oraret e fëmijëve të tij po “ndryshohen në minutën e fundit” mes grindjes së tij me ish-bashkëshorten, modelen, Kim Kardashian.

Kanye West.

“Fëmijët e mi nuk u lejuan të shkonin në shërbimin e së dielës dje dhe ka shumë raste kur oraret u ndryshuan minutën e fundit, gjë që më largoi mua si prind, gjë që është e paligjshme”, u shpreh rep artisti 44 vjeç, përmes Instagramit.

Postimi i tij u shoqërua me një pamje të një lajmi që mbulonte betejën e tij në rrjetet sociale me Kardashian, 41 vjeç.

“Familja ime është thyer”, shtoi West.

West më pas pretendoi se Kardashian e sheh si diçka “qesharake relacionin e rep artistit me fëmijët”, teksa po vazhdon të shfaqë romancën e saj me komedianin, Pete Davidson.

“Por unë nuk i lejova. Ti nuk mund ta gjykosh gjendjen time të mirëqenies bazuar në sasinë e kohës më marrin postimet në Instagram  – për t’u siguruar që të qëndroj konsistent në jetën e fëmijëve të mi”, ka vazhduar ai.

Ndërkohë që bujë ka bërë edhe një koment i yllit të “Keeping Up with The Kardashians”, e cila i është lutur rep artistit të hitit “Famous” që të ndalonte përhapjen e thashethemeve se ajo nuk e lejon atë të shohë fëmijët e tyre.

Kim Kardashian.

“Të lutem ndalo me këtë rrëfim, sapo ishit këtu këtë mëngjes duke marrë fëmijët për në shkollë”, komentoi themeluesja e Skims në një postim nga West .

West – i cili ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Kardashian që lejoi North të postonte në TikTok – shkroi në postimin e tij në Instagram mbrëma të së hënës se “shumë nëna bebe luajnë

Një gjykatës e shpalli Kardashian ligjërisht beqare në fillim të këtij muaji, ndërsa ajo dhe West vazhdojnë procedurat e tyre të divorcit. Kardashian paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit 2021 pas shtatë vitesh martesë.

Ndërsa marrëdhënia e Kardashian me Davidson ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme që nga takimi vjeshtën e kaluar, West është takuar me disa vajza, duke përfshirë modelen Vinetria, aktoren Julia Fox dhe së fundmi, Chaney Jones.