Lajme

Kanosje mes dy personave në Zubin Potok


Policia e Kosovës.

Të dielën e 31 marsit, një kanosje ka ndodhur mes dy personave të Kosovës në komunën e Zubin Potokut.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku është thënë se rasti është proceduar “i rregullt”, ndërsa i njëjti është konsideruar si “armëmbajtje pa leje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 12 fishekë. Me vendim prokurorit i dyshuari është liruar”, thuhet në raport.

Po ashtu, një person në Prishtinë është arrestuar të dielën për dhunë në familje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Komunën e Ferizajt është thënë se një qytetar ka bërë thirrje për urrejtje fetare.

Policia ka deklaruar se edhe për këtë rast njësiti i hetimeve në konsultim me prokurorin ka iniciuar lëndën e rastit e cila është në procedurë hetimore.

Ndërsa edhe në Komunën e Shtërpcës është raportuar për një mosmarrëveshje mes dy personave.

“Ka ardhur deri rrahja në mes tyre, pastaj janë përfshirë edhe disa persona të tjerë te cilët janë munduar të i ndajnë e të cilët kanë pësuar lëndime trupore”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore