Lajme

Kanosen disa pjesëtarë të KFOR-it në Prizren, arrestohen dy persona


KFOR-i.

Gjatë së hënës në Prizren janë kanosur disa pjesëtarë të KFOR-it nga dy persona, teksa kanë qenë duke qëndruar në një lokal.

Të dyshuarit fillimisht ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, pastaj të njëjtit nga Policia e Kosovës janë arrestuar.

“Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Po ashtu, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit për këtë sulm janë dërguar në mbajtje.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime”.

Ndërsa, një person është arrestuar në Jarinjë, kjo pasi është lëshuar urdhër arrest nga gjykata.

“Në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burgun e Hajvalisë”.

Për rastin e aksidentit me fatalitet afër Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), prej të cilit ka humbur jetën këmbësori nga policia është thënë se rasti po vazhdon të jetë në hetime.

“E dyshuara femër kosovare duke e drejtuar veturën e saj ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”.

“Ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”.

Një zënkë tjetër, ka ndodhur mes dy personave në Veri të Kosovës.

“I dyshuari mashkull kosovar ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Motivi i incidentit kishte qenë një zënkë mes tyre pasi që viktima e kishte zënë të dyshuarin duke vjedhur në lokalin”.

Në raport është thënë se në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore