Sport

Kane dhe Mourinho drejt PSG-së?


Sulmuesi i Tottenham-it, Harry Kane, është lidhur me një ribashkim me Jose Mourinho-n si pjesë e rinovimit të madh të Paris Saint-Germain, sipas raportimeve në Francë.

Sulmuesit anglez i skadon kontrata me Tottenham-in në vitin 2024 dhe e ardhmja e tij në klub është zhytur në dyshime, me Manchester United të lidhur shumë me të.

PSG thuhet se dëshiron t’i nënshtrohet një rindërtimi masiv në verë, pasi dështoi përsëri në kërkimin e trofeut të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Lionel Messi-t i skadon kontrata në fund të sezonit dhe 35-vjeçari ka qenë i lidhur me Barcelonën, Ligën Amerikane të futbollit apo edhe Arabinë Saudite.

E ardhmja e Neymar-it në kryeqytetin francez gjithashtu është në dyshim dhe PSG thuhet se është e hapur për të shitur 31-vjeçarin në afatin kalimtar të verës.

Largimet e mundshme të Messi-t dhe Neymar-it do ta lënë Kylian Mbappe, i cili ka qenë shumë i lidhur me Real Madrid-in, si opsionin e parë të sulmuesit të PSG-së.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, gjithashtu thuhet se nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e kampionëve të Francës.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, PSG ka “tashmë hartuar listën e objektivave” si pjesë e një rindërtimi në fund të sezonit.

Besohet se Kane “shihet si sulmuesi ideal për të udhëhequr” PSG-në në epokën e re dhe një ribashkim me ish-menaxherin e Tottenham-it, Mourinho-n.

Trajneri portugez u rikthye në Itali në vitin 2021 pas shkarkimit nga Spurs dhe luajti një rol të rëndësishëm në kthesën e fundit të Romës.

Trajneri 60-vjeçar udhëhoqi Romën drejt titullit të Ligës së Konferencës së Evropës në vitin 2022 dhe klubi italian aktualisht është në vendin e tretë në Serie A këtë sezon.

Pavarësisht se mund ta çojë Romën në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, besohet se Mourinho do të ishte “më se i lumtur të kthehej në një klub elitar të Champions League”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore