Zgjedhjet në Kosovë

Kandidatja që mori 100 për qind të votave


Ilustrim.

Në Komunën e Ranillugës vetëm një kandidate ka qenë opsion i qytetarëve për të u zgjedhur kryetare.

Katarina Ristiç-Iliç e Listës Serbe është e vetmja kandidate për kryetare të kësaj komune e cila ka fituar 100 për qind të votave.

Sipas rezultateve që janë publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 30 për qind të votave, ajo ka fituar të gjitha votat, duke marrë parasysh që nuk kishte kundërkandidat.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve lokale nëpër komuna.

Komuna e Ranillugës.

Ndërsa, në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në të gjithë Kosovën.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote, një dalje e ngjashme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, kur kishin dalë 43.5 për qind e elektoratit.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara, del se 42.85 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.

KQZ-ja ka bërë të ditur se 776 mijë qytetarë votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës.

Rezultatet mund t’i përcillni në kohë reale, duke klikuar në këtë LINK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore