Lajme

Kanabisi krijon po aq varësi sa opioidet midis adoleshentëve


Shkalla e varësisë së adoleshentëve nga kanabis është pothuajse e njëjtë me atë të opioideve me recetë, sipas një studimi të ri të barnave dhe të rinjve.

Një vit pasi provuan për herë të parë kanabisin, pothuajse 10.7% e adoleshentëve të moshës nga 12 deri në 17 vjeç plotësonin kriteret e varësisë. Ata, të së njëjtës grupmoshë që provuan opioidet me recetë kishin një normë të ngjashme varësie prej 11.2%, sipas studimit, botuar të hënën e 29 marsit në “JAMA Pediatrics”.

Përfundimet kundërshtojnë perceptimet ose mitet se kanabisi nuk krijon veçanërisht varësi. Sakaq këto përfundime mund të tërheqin vëmendjen e atyre që duan të liberalizojnë përdorimin e tij në SHBA. Shkalla e varësisë ishte e konsiderueshme, veçanërisht pasi truri i adoleshentëve është ende në zhvillim, sipas Nora Volkow, një autore e studimit dhe drejtoresha aktuale e Institutit Kombëtar të SHBA-ve për Abuzimin e Drogërave.

Për adoleshentët që eksperimentojnë me kanabis, rreziku është i vërtetë: “Një në 10 adoleshentë ka një varësi nga marijuana, ky është problem madhor”, tha Volkow në një intervistë telefonike me Bloomberg. Përdorimi i kanabisit gjithashtu u jep atyre një shans më të lartë për t’u bërë të varur nga drogëra të tjera më vonë, tha ajo.

Nëse përdoruesit ishin më të rinj kur provuan për herë të parë kanabis dhe droga të tjera, ata kishin më shumë të ngjarë të bëheshin të varur, zbuloi studimi. Për ata të moshës 18 deri në 25 vjeç, vetëm 6.4% zhvilluan varësi, një vit pasi provuan për herë të parë kanabis, rreth gjysma e normës së grupmoshës më të re. Në kategorinë të rritur 18-25, niveli i varësisë nga opioidet ishte i ngjashëm me normat e varësisë nga marijuana pas një viti, sipas studimit. Shkalla e varësisë nga kokaina ishte pak më e ulët.

Gjetjet nënvizojnë se sa e rëndësishme është që mjekët të pyesin pacientët adoleshentë në lidhje me përdorimin rekreativ të ilaçeve. Diçka, që nuk theksohet gjithmonë në moshat e reja, thanë studiuesit.

Emily Einstein, një nga autorët e studimit, tha se një rritje e potencialit të kanabisit në vitet e fundit mund të ndihmojë për të shpjeguar nivelet më të larta të varësisë. Ajo përmendi studime të veçanta që kanë gjetur marijuanën me nivele më të larta të THC-së si marijuanë me më shumë varësi.

Studimi bazohet në të dhëna nga 2015 në 2018 të mbledhura nga sondazhet kombëtare të bëra nga një agjenci e Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të SHBA-ve.

Kanabisi rekreativ po përhapet me shpejtësi në nivel shtetëror dhe ligjvënësit federalë po debatojnë për faturat e legalizimit të saj në të gjithë vendin. Ndërsa shtetet që lejojnë kanabisin kufizojnë përdorimin e tij nga mosha 21 vjeç e lart, disa studime kanë zbuluar se disponueshmëria më e përhapur në shtetet e legalizuara lidhet me përdorimin më të madh nga të rinjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore