Lajme

Kamala Harris shfaq probleme shëndetësore në udhëtimin e saj në Singapor


Zëndëspresidentja amerikane Kamala Harris

Largimi i zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris, nga Singapori u vonua për shkak të shqetësimeve pas “një incidenti anormal shëndetësor” në Vietnam, ku ishte planifikuar të ulej. Këtë e konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit të mërkurën e 25 gushtit.

“Delegacioni i Harris-it u vonua nga nisja në Singapor, pasi zyra e zëvendëspresidentit ishte vënë në dijeni të një raporti të një incidenti të mundshëm anomal të shëndetit të kohëve të fundit në Hanoi, Vietnam”, shkruhej në një deklaratë nga ambasada amerikane në Hanoi.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm, u mor vendimi për të vazhduar me udhëtimin e saj”. Delegacioni mbërriti në Vietnam, pak para orës 10 të mbrëmjes me orën lokale të martën, tre orë më vonë se sa ishte planifikuar.

DASH shpesh ka përdorur frazën “incidente anomale shëndetësore” për të përshkruar sindromën “Havana”. Kjo e fundit një sëmundje misterioze me origjinë të panjohur, nga e cila disa diplomatë amerikanë kanë raportuar simptoma që përfshijnë dhimbje koke të forta, dhimbje veshi dhe pagjumësi.

Sindroma u identifikua në Kubë, ku punonjësit e CIA-s dhe DASH-it u ankuan për ndjesi të pazakonta të tingullit dhe presionit në kokën e tyre në vitin 2016 dhe 2017. Simptomat janë vërejtur që atëherë te punonjësit e qeverisë në Kinë, Rusi dhe Austri.

Zëdhënësja e Harris-it, Symone Sanders, nuk pranoi të jepte detaje mbi vonesën, por u tha gazetarëve se, “kjo nuk ka të bëjë me shëndetin e Harris”.

“Ajo është mirë, gjithçka është mirë dhe Harris mezi pret takimet në Hanoi”.

Javën e kaluar, dy zyrtarë amerikanë në Gjermani u ankuan për simptoma të ngjashme me ato që lidhen me sindromën “Havana”.

SHBA-të nuk e kanë identifikuar publikisht se kush besonte se ishte përgjegjës për incidentet.

Harris do të kalojë të mërkurën dhe të enjten në Vietnam. Ajo është anëtarja më e lartë e administratës së presidentit Joe Biden që ka vizituar rajonin. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vizitoi Hanoi në korrik.

Harris u takua me kryeministrin e Singapori-t, Lee Hsien Loong, të hënën dhe në një fjalim të martën ajo përshkroi rajonin Indo-Paqësor si, “me rëndësi kritike për kombin tonë, sigurinë dhe prosperitetin e tij”.

Ajo, gjithashtu, kritikoi Kinën, duke thënë se, “Pekini vazhdon të detyrojë, të frikësojë dhe të ketë pretendime ndaj shumicës dërrmuese të pjesës së Detit të Kinës Jugore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore