
Fabrikuesi më i madh i armëve “Kallashnikov” ka prezantuar në datën 25 dhjetor një raketë të teknologjisë së lartë.
Kjo armë e re do të shërbejë për të asgjësuar mjetet ajrore që fluturojnë në lartësi të ulët siç janë helikopterët apo dronët.
Arma e re e gjen objektivin e saj pa një drejtim shtesë pas lëshimit dhe nuk ka nevojë për shenjëstrim për lazer.
Sipas deklaratës zyrtare të “Kallashnikov-it”, tashmë ka nisur prodhimi në masë i kësaj pajisjeje.
Kallashnikov është prodhuesi më i madh në Rusi i armëve automatike, snajpërave, predhave dhe një game të gjerë produktesh civile, duke përfshirë pushkët e gjuetisë dhe pushkët sportive.
Produktet e kompanisë mund të gjenden në 27 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gjermaninë, Norvegjinë, Italinë, Kanadanë, Kazakistanin dhe Tajlandën.
/Albanianpost.com