Lajme

Kajari-Skerbinc diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë


Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ai i forcave të Sllovenisë, Miha Skerbinc kanë zhvilluar një takim ku kanë folur për situatën e sigurisë në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, të premten e 19 nëntorit nga faqja zyrtare e NATO-KFOR.

“Gjatë takimit të dy gjeneralët diskutuan për situatën operative dhe të sigurisë në Kosovë”, shkruhej në Twitter.

Dy komandantët janë takuar gjatë një vizite në Prishtinë, në “Camp Film City”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore