Lajme

Kafshët shtëpiake më komike në foto


Qen që ngasin e mace në dukje pa kokë janë ndër imazhet komike që kanë hyrë në listën e ngushtë të konkursit botëror të fotografive të kafshëve të vitit 2022 Comedy Pet Photo Awards.

Fotot humoristike të kafshëve nga e gjithë bota u zgjodhën nga qindra aplikime të paraqitura në konkurs nga 70 vende.

Nilo është një qenush i adoptuar 10 muajsh. Ai u përplas nga një makinë dhe për pak u vra. Tani i rikuperuar, në foto zbulon dashurinë për ujin.

Kaperi dhe piruetat e tij tregojnë pasionin e tij për ujin.

Carter u fotografua kur për herë të parë ra në kontakt me borën. Në imazhin e kapur ai duket sikur nuk mund ta besonte atë që kishte humbur gjatë gjithë viteve.

Ndër foto është edhe Fibunacci, ai duket sikur gjithmonë dëshiron të sigurohet se po duket më i miri.

Konkursi u krijua nga Paul Joynson-Hicks dhe Tom Sullam, të dy fotografë profesionistë, për të festuar rolin pozitiv dhe jetësor që kanë kafshët shtëpiake në jetën e njerëzve.

Po ashtu për të inkurajuar angazhimin në mirëqenien e kafshëve.

Ata janë gjithashtu themelues të Comedy Wildlife Photo Awards.

Këtë vit, në partneritet me AnimalFriends Pet Insurance, Comedy Pets po dhurojnë 10 mijë paund secila për tre organizata bamirësie që kujdesen dhe ri-strehojnë kafshët e braktisura.

Si dhe pesë mijë paund për fituesin e konkursit të fotografive për t’i dhuruar për një bamirësi sipas zgjedhjes së vet.

“Momentet lozonjare, prekëse dhe të paçmuara të kapura në listën e ngushtë na kanë sjellë gëzim të jashtëzakonshëm dhe tregojnë se ata kurrë nuk janë thjesht një kafshë shtëpiake, janë pjesë e historisë sonë”, ka thënë Wes Pearson, shefi i Animal Friends.

Përveç donacioneve për bamirësi, fituesi merr edhe dy mijë paund në para dhe një trofe të porositur për foton më të mirë.

Këtë vit, organizata ka nisur një kategori të re: Animal Friends People’s Choice Award në të cilin publiku mund të votojë për imazhin e preferuar.

Comedy Pet Photo Awards ka prezantuar gjithashtu një çmim shtesë në para për paraqitjen më të mirë të videos.

Sakaq, fituesit do të shpallen më 13 shtator.

“Imazhet janë një pasqyrim i vërtetë dhe prekës i lidhjes së veçantë që ekziston midis njerëzve dhe kafshëve dhe ne nuk mund të mos ndihemi më të lumtur kur i shohim ato”, ka thënë bashkëthemeluesi Paul Joynson-Hicks.

“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të mbështesim organizatat bamirëse të mirëqenies së kafshëve që bëjnë një punë të jashtëzakonshme në kujdesin e kafshëve shtëpiake”, ka shtuar.

Marrë nga “Forbes”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore