“Kadri Zeka, ideolog i bashkimit të diasporës Shqiptare”

SHFLETO

Kadri Zeka

 

Dreni Himbeqa
17.01.2024 13:23
Loading Icons...

“Udhëheqësi i lavdishëm, organizatori i guximshëm trim dhe sypatrembur, luani historik i diasporës besnike shqiptare, anëtari i Komitetit Drejtues të GMLK-së, njëri prej Redaktorëve e Kryeredaktorëve të gazetës së famshme ilegale politiko-patriotike ‘LIRIA’, njëri prej hartuesve kryesor të Tezave Rreth Frontit Popullor”.

Kështu të paktën e ka cilësuar ish-anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Ismet Sylejmani, aktivistin politik dhe heroin kombëtar, Kadri Zekën në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij në Komunën e Gjilanit këtë të mërkurë.

“Në veprimtarinë tonë ilegale politiko-patriotike, bashkë me Heroin e Kombit, shokun  e bashkëveprimtarin tim Xhevat Qerimi dhe më vonë edhe bashkë me Heroin e Kombit, shokun e bashkëveprimtarin tim Tefik Zymberi, dhe me shumë shokë të tjerë të gjallë me kontribute të shquara, e kishim për obligim e për detyrim kombëtar, e kishim përgjegjësi  por edhe e kishim fat, që ishim ngarkuar dhe zgjedhur, të drejtonim në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe ta vazhdonim rrugën Tuaj, Udhëheqësi ynë i madh Kadri Zeka,  dhe ia dolëm të jemi fitimtar, të lirë e të pavarur”.

“Më 17 Nëntor 1994, në Zvicër, atje ku ti bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallen, shkëlqeve me madhështi të jashtëzakonshme, si asnjë tjetër, duke ia vënë bazat e shëndosha veprimit ilegal jashtë Atdheut, shokët dhe vazhduesit e veprimtarisë Tënde, Udhëheqës në Lëvizjen Popullore të Kosovës, edhe de jure e themeluan në Arau, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila e stërvitur dhe e përkrahur nga Nëna Shqipëri, luftoi heroikisht kundër Serbisë pushtuese dhe e ndihmuar nga aleati ynë i madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bëri realitet ëndrrën Tënde, të shokëve e bashkëveprimtarëve Tuaj, të qindra dhe mijëra Heronjve e Dëshmorëve të UÇK-së, që e derdhën gjakun lum dhe të luftëtarëve heroik, ushtar e komandant lavdimëdhenj, trima e sypatrembur, që luftuan dhe e çliruan Kosovën nga çizmja pushtuese serbe dhe tradhtare”.

Ismet Sylejmani

Lëvizja Popullore e Kosovës, ka potencuar Sylejmani, gjatë fjalimit të tij në themelet e saj e ka gjakun, djersën dhe aktivitetin e Kadri Zekës.

“Të tri ushtritë çlirimtare të dalura nga brumi i LPK-së, bënë realitet pjesë të mëdha nga Platforma Jote, dhe Ti i madhi i pavdekshëm Kadri Zeka, duhet të jesh i qetë e i lumtur në shtratin e lavdisë së përjetshme”.

“Ne veprimtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës – LPK, pasardhësit  besnik e të pa dilema në rrugën Tënde, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kishim për obligim që Brigadën e parë të Zonës Operative të Karadakut, ta emronim me emrin Brigada 171 ‘Kadri Zeka’, dhe të rreshtoheshim e ta kishim në ballë flamurin që mbante emrin Tënd të pavdekshëm”

Zbulimi i shtatores së Kadri Zekës në Gjilan