Lajme

Kaçanik: ‘’Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’


Arma e Konfiskuar në Kaçanik

Pasi janë zënë me fjalë dy burrë nga fshati Vatë në Kaçanik, njëri prej tyre kishte kanosur me armë zjarri.

Për këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët rreth orës 14 të dielën, i janë përgjigjur thirrjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar “Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54 vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë rajonale të Ferizajt.

Kjo, pasi që 54 vjeçari e kishte kanosur me armë personin tjetër 47 vjeçar, pas mosmarrëveshjes që kishin.

“Më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar ‘’Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore