Lajme

Kabineti gjerman miraton 472 milionë dollarë për rimëkëmbjen ndaj përmbytjeve


Qeveria gjermane ka miratuar një paketë afërsisht 400 milionë euro të ndihmës së parë për viktimat e përmbytjeve që përfshinë Evropën javën e kaluar.

Gjithashtu, të mërkurën e 21 korrikut, qeveria është zotuar se do të fillojë rindërtimin e banesave të shkatërruara.

Ministri i Financave, Olaf Scholz, tha se paketa e financuar nga qeveria federale dhe qeveritë e shtetit të Gjermanisë, do të mund të zgjerohet nëse ka nevojë për më shumë para, për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga përmbytjet.

“Ne do të bëjmë çfarë është e nevojshme për t’i ndihmuar të gjithë sa më shpejt”, tha ministri Scholz.

Po ashtu qeveria do të shpenzojë miliarda para në rindërtim, por shuma nuk është e qartë, derisa autoritetet të kenë një pasqyrë më të mirë të dëmeve.

Gjithashtu Scholz tha se përpjekjet për rindërtim do të fillojnë pa humbur kohë.

Ndërsa ka vizituar qytetin e dëmtuar nga pandemia, Bad Muenstereifel, kancelarja Angela Merkel u shpreh se “do të bëjmë gjithçka është e mundur, që t’u sigurojmë njerëzve më tepër veshmbathje dhe ushqim të nevojshme për mbijetesë”. “Shpresoj që kjo të jetë çështje ditësh”, shtoi ajo.

Sa i përket përpjekjes afatgjatë të rindërtimit, ajo tha se, restaurimi i infrastrukturës “do të marrë më shumë kohë se sa ishte e parashikuar”, ndërsa po tregonte disa ura të shkatërruara.

Të paktën 171 njerëz mbetën të vdekur në Gjermani, kur lumenj të vegjël u frynë shpejt në përrenj të furishëm pas reshjeve të vazhdueshme të javës së kaluar. Shumë më shumë se gjysma e tyre ishin në Qarkun Ahrweiler, afër Bonit.

Një tjetër qytetar 31 vjec vdiq në Belgjikë, duke e çuar numrin e viktimave në 202 të vdekur, në të dy vendet.

Gjermania ka përvojë me përmbytje të mëdha që goditën pjesët e lindjes së vendit në 2002-shin dhe 2013-n, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe të kushtueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore