Sport

Juventusit i kthehen 15 pikët, pozicionohet në vendin e tretë në Seria A


Juventusit iu është larguar dënimi prej 15 pikësh në Serie A, kjo pas apelimit të vendimit nga kjo skuadër.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në pritje të një gjyqi të ri për të sqaruar më tej polemikën rreth fitimeve kapitale të këtij klubi, kështu që Gjykata Federale e Apelit FIGC duhet të rivlerësojë.

E, kjo mund të ndodh brenda një muaji ose mund të zgjasë edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Përveç se rikthim i pikëve, zonja vjetër është rikthyer edhe në top pesëshe të tabelës, duke u renditur në vendin e tretë, duke e shtyrë Romën një vend më poshtë.

Po ashtu, renditja do t’i ndryshojë edhe kampionit aktual Milan dhe Interit.

Juventus 4-2 Torino: Paul Pogba returns as Bianconeri climb to seventh in Serie A with win over rivals - Eurosport

Juventusi pas rikthimit të pikëve ka arritur që t’i ketë 59 pikë, por kjo nuk e bënë pretendetë për titull, kjo pasi që skuadra e Napolit është duke kryesuar bindshëm, me plotë 14 pikë më shumë se vendi i dytë Lazio.

Avokatët e Juventusit kishin argumentuar që i gjithë verdikti të revokohej dhe të përfundonte këtu, por do të diskutohet përsëri, ndoshta me edhe më shumë prova që përfshijnë klube të tjera.

Ndërsa, ky lajm do të jetë një motiv shtesë për lojtarët e Juventusit të cilët këtë të enjte do të zhvillojnë ndeshjen kundër Sporting-ut, në kuadër të Ligës së Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore