Sport

Juventus, zyrtarizohet bordi i ri drejtues


Juventusi ka zyrtarizuar emërimin e Bordit të ri Drejtues të klubit.

Në fakt, aksionerët dhanë një mendim të favorshëm për emërimin e pesë drejtorëve të propozuar nga aksioneri mazhorancë Exor (shoqëria holding e familjes Agnelli-Elkann) dhe që do të zëvendësojë bordin e mëparshëm të administrimit, i cili dha dorëheqjen më 28 nëntor.

Janë miratuar emrat dhe numri i drejtorëve, mandati i bordit të ri dhe shpërblimet që ata do të marrin. Bordi do të jenë në krye të klubit së paku deri në miratimin e pasqyrave financiare të sezonit 2024-25.

Ish-presidenti i Juventus, Andrea Agnelli

Siç është folur tashmë nga Exor me listën e publikuar më 26 dhjetor 2022, këta do të jenë anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve: Gianluca Ferrero (presidenti i ri i Juventus), Maurizio Scanavino (drejtor i ri i përgjithshëm i Juventus), Florianna Negri, Diego Pistone dhe Laura Cappiello.

Në fund të votimit, presidenti në largim Andrea Agnelli thirri në skenë numrin një të ri të Juventus-it, Ferrero. “ Duke filluar nga sot, do të më keni mua si fansin tuaj të parë ”, theksoi Agnelli.

Kush janë 5 drejtuesit e rinj të Juventus-it?

Gianluca Ferrero

Gianluca Ferrero – ©Ansa

I diplomuar për Ekonomi dhe Tregti, ai është kontabilist, auditues dhe konsulent teknik i gjyqtarit në Gjykatën e Torinos.

Ferrero gjithmonë ka ndihmuar kompani dhe organizata të ndryshme të lidhura me familjen Agnelli. John Elkann e zgjodhi atë si President, në vendin e Andrea Agnelli-t.

Ai është gjithashtu nënkryetar i “Banca del Piemonte” dhe është pjesë e bordit të drejtorëve të “Italia Independent Group”. Gjithashtu mban pozicione në shumë kompani duke përfshirë “Fincantieri”, “Luigi Lavazza”, “Biotronik Italia”, “Praxi Intellectual Property”, “Nuo” dhe “Lifenet”.

Maurice Scanavino

Maurice Scanavino, Photo: Corriere dello Sport

Kohët e fundit drejtor menaxhues i Juventus-it, ai po përgatitet të bëhet CEO.

Scanavino është gjithashtu CEO i “GEDI”, kompania mediatike që boton “Repubblica”, “La Stampa”, 10 gazeta lokale, Radio “Deejay” dhe platformën audio dixhitale “OnePodcast”.

Inxhinier telekomunikacioni me profesion, ai mori pjesë në rihapjen e Grupit “Fiat” të udhëhequr nga Sergio Marchionne.

Diego Pistone

Diego Pistone

I diplomuar në Ekonomi dhe Tregti, ai mburret me përvojë 48 vjeçare në fushën e financave dhe kontrollit të shumë kompanive, në Itali dhe jashtë saj.

Ai është marrë me sisteme furnizimi, pas shitjes, zhvillimin e rrjeteve tregtare, kontrollin e menaxhimit dhe administrimin për kompanitë e Grupit “Fiat”.

Që nga viti 2022 Pistone është drejtor dhe CFO i “Finde”, një kompani holding e Grupit “Denegri”, si dhe anëtar i bordit të drejtorëve të “Diasorin”.

Laura Cappiello

Laura Cappiello

Ajo është eksperte për drejtësinë dhe organet mbikëqyrëse.

E diplomuar në drejtësi, e regjistruar në Odën e Avokatëve të Milanos, ajo është Këshilltare e Lartë në departamentin e së drejtës së korporatave të firmës ligjore “Orrick”.

Cappiello është marrë me bashkimet dhe blerjet, ligjin e korporatave dhe ligjin penal të korporatave, duke ndihmuar “Fondo Atlante”, “Microsoft Corporation”, “Enel”, “Enel Green Power”, “Leonardo” dhe kompani të tjera në transaksione të jashtëzakonshme.

Ajo ka punuar për kompani të shumta italiane, duke u kujdesur për përgatitjen e Modeleve Organizative, duke marrë edhe postin e Presidentit në organe të shumta mbikëqyrëse.

Fioranna Negri

Fioranna Negri

Kontabiliste, audituese dhe e regjistruar në regjistrin e Konsulentëve Teknik të gjykatës së Milanos, ajo ka fituar një përvojë 35-vjeçare në kompani të sektorëve të ndryshëm.

Negri është eksperte në auditimin dhe pasqyrat financiare, si dhe kontrollin e riskut. Ai kryen detyra profesionale në kompani si “Satispay”, “Wikimedia”, “Guala Closures”, “Fincantieri” dhe “Autostrade per l’Italia”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore