Sport

Juventus-i nuk do e blejë Morata-n


Skuadra e Juventus-it nuk do të investojë në blerjen përfundimtare të kartonit të Alvaro Morata-s. Sulmuesi i huazuar nga Atletico Madrid-i, do të huazohet edhe për një vit tjetër.

Marrëveshja e arritur mes dy klubeve për Morata-n, në fillim, ka qenë që Juventus-i e huazonte spanjollin për 10 milionë euro. Bardhezinjtë kishin të drejtë huazimi edhe vitin e dytë, po për 10 milionë euro dhe nëse do dëshironin blerjen përfundimtare do të duhet të paguanin edhe 45 milionë euro të tjera. Pra, në total një operacion me vlerë 65 milionë euro.

Sipas TMW, Juventus-i për momentin nuk ka ndër mend të ofrojë paratë për blerjen përfundimtare, pasi po kërkon të ndërhyjë në mesfushë. Juventus-it do i duhen shuma të konsiderueshme që, nën ndikimin e pandemisë dhe eliminimit nga Liga e Kampionëve, janë vështirësuar shumë financat.

Gjithsesi, Morata ka bërë një sezon pozitiv nën urdhrat e Andrea Pirlo-s. Spanjolli ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 11 asiste. Duke qenë një nga pikat kyçe të Juves së Pirlo-s.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore