Sport

Juventus-i merr vendim për Allegri-n pas dorëheqjes së kryesisë


Situata në Juventus është në kaos, pas zhvillimeve të fundit, ku dhanë dorëheqje kryesia e klubit.

Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë te trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri.

Sipas “Calciomercato”, pronarët e Juventus-it i kanë i kërkuar Allegri-t dhe drejtorit sportiv Federico Cherubini të qëndrojnë në rolet e tyre, të paktën deri në fund të sezonit.

Allegri e nënshkroi kontratën e re në vitin e kaluar, ku përfiton 7 milionë euro në sezon dhe kontrata i skadon në vitin 2025.

Agnelli, një mik i ngushtë i trajnerit, dëshironte fort rikthimin e tij. Tani më ish-presidenti, vazhdoi ta mbronte trajnerin italian edhe kur klubi tyre u përballën me eliminimin nga Kiga e Kampionëve në tetor dhe shumica e tifozëve kërkuan shkarkimin e tij.

Sipas raportit, Allegri ka “shprehur dyshime” pasi u informua se anëtarët e bordit do të jepnin dorëheqjen, por pranoi të qëndronte në krye të klubit të paktën deri në fund të sezonit.

Allegri kishte pasur një takim operativ transferimi me Cherubini të hënën në mëngjes, duke diskutuar strategjitë e Juventus-it për muajin janar, por pas disa orësh gjithçka u rrëzua me Agnelli dhe nëntë anëtarë të tjerë të bordit që dhanë dorëheqjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore