Sport

Juventus: Allegri minimizon polemikat me Chiesa-n


Massimiliano Allegri - Federico Chiesa (Getty Images)

Trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri i minimizon polemikat rreth shpërthimit të Federico Chiesa-s, por ende nuk ka vendosur nëse ai ose Kenan Yildiz do të startojnë kundër Cagliari-t.

Trajneri italian iu drejtua mediave në një konferencë për shtyp në prag të një ndeshjeje në Serie A kundër Cagliari-t.

Chiesa u tërbua të shtunën pasi u zëvendësua në derbin kundër Torino-s dhe pati raportime se Allegri mund të ndëshkonte yllin italian. Megjithatë, bazuar në atë që tha Allegri, kjo nuk duket të jetë rasti.

“Disa çështje pas dëmtimit ishin të parashikueshme, por unë jam i kënaqur me atë që ai po bën”, tha trajneri italian.

“Ai duhet të presë më shumë nga vetja. Sa i përket shpërthimit, kam parë gjëra më të këqija, por është pjesë e momentit dhe një trajner duhet të marrë vendime për të mirën e ekipit”.

“Kundër Torino-s, Chiesa luajti shumë mirë për 15 minuta. Ai pati një shans edhe në pjesën e dytë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Unë do të vendos nesër nëse ai apo Yildiz do të startojnë”, vijoi ai.

Bardhezinjtë mbeten në garë për një vend në Champions League, ndërsa Cagliari ende po lufton për mbijetesën në Serie A.

Krisje totale mes Allegrit dhe Chiesas

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore