Jetesë & Stil

Justin Bieber realizon ëndrrën e tij


Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber gjithmonë është shquar për jetën e tij super luksoze.

Ai është një nga këngëtarët më të famshëm të momentit. Më në fund ëndrra e tij për makinën e personalizuar është bërë realitet. Këngëtari ka bërë të tijën makinën Rolls Royce pas një pune 3-vjeçare. Autori i shumë hiteve është emocionuar dhe përlotur teksa ka parë makinën e tij prej argjendi për herë të parë dhe është shprehur:“Nuk mund ta besoj”.

Modeli unik u krijua nga “West Coast Customs”. Themeluesi i kompanisë, Ryan Friedlinghaus zbuloi se iu deshën  tre vite për të krijuar këtë makinë. Ai thotë se mbulimi i rrotave është në fakt një nga pikat kryesore të dizajnit unik, pasi makina duket sikur lundron teksa është duke lëvizur.

Rikujtojmë, se së fundmi Justin dhe Hailey Biber i kanë thënë lamtumirë shtëpisë së tyre në Beverly Hills, të cilën e kanë shitur për 8 milion dollarë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore