Sport

Jurgen Klopp ka një kërkesë 80 milioneshë për Liverpool-in


Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, po vijon të evidentojë talente për të forcuar skuadrën e tij. Gjermani dëshiron me patjetër një lojtar të ri në fazën sulmuese këtë merkato dimërore.

Liverpool-i ka katër lojtarë të nivelit të lartë në repartin e sulmit si Mohamed Salah, Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Diogo Jota, por përsëri Klopp nuk duket i bindur.

Egjiptiani Salah, akoma nuk ka rinovuar kontratën në “Anfield” dhe nuk dihet me siguri nëse do rinovojë, përballë ofertave më të mira që mund t’i vijnë nga klube si Real Madrid-i apo PSG-ja.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Klopp ka evidentuar talentin e Porto-s si lojtarin e duhur për të forcuar sulmin e “të kuqëve”. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Luis Diaz.

Diaz është një nga futbollistët më të spikatur në Portugali. Në vitin 2019 ai u bë pjesë e Porto-s, pasi mbërriti nga kolumbianët e Junior-it.

Kolumbiani këtë sezon është paraqitur në 16 ndeshje me skuadrën portugeze, nga ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar dy asiste. Porto investoi 7 milionë euro për kartonin e tij kur e bleu në 2019, ndërsa tashmë kërkonë rreth 80 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore