Kampionate

Julian Nagelsmann, objektivi primar i klubit të Premier League


Julian Nagelsmann

Sipas “Sports Zone”, Julian Nagelsmann ka qenë i interesuar për idenë e menaxhimit të Manchester United që nga vera e kaluar. Ai mund të ketë shansin këtë verë, me gjermanin një nga objektivat kryesorë të “Ineos”.

“Ineos” konfirmoi blerjen e aksioneve të tyre në skuadrën e Premier League Manchester United në fillim të kësaj jave.

Sir Jim Ratcliffe foli me mediat në prag të njoftimit, duke trajtuar një gamë të gjerë temash. Ndërsa ai evokoi një projekt ambicioz, duke deklaruar se dëshironte të rrëzonte Liverpool-in dhe Manchester City-n “nga pozita e tyre”, ai nuk konfirmoi të ardhmen e Erik Ten Hag si trajner.

Pozicioni i holandezit erdhi në pikëpyetje në fillim të këtij sezoni mes një rënie të konsiderueshme në rezultate, megjithatë, “Djajtë e Kuq” kanë fituar tre takimet e fundit në Premier League, gjë që e ka parë atë presion të lehtësuar disi.

Pozicioni menaxherial, megjithatë, mund të jetë një temë sërish në fund të sezonit.

Nagelsmann do të menaxhojë Gjermaninë në turneun e ardhshëm të Euro 2024, por përtej kësaj, ai do të jetë jashtë kontrate. Ish-trajneri i Bayern Munich-ut tundohet nga ideja për të menaxhuar Manchester United dhe sipas “Sports Zone”, ai është një objektiv prioritar për “Ineos”, të cilët po kërkojnë të rinovojnë projektin në “Old Trafford”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore