
Medalja e fundit në boks në Tokio 2020 shkoi për Bakhodir Jalolov të Uzbekistanit.
Jalolov mundi me lehtësi amerikanin, Richard Torres Junior, pavarësisht se në raundin e parë humbi me rezultatin 3-2.
Në raundin e dytë, Jololov ishte i pandalshëm duke arritur një fitore 5-0.
Boksieri nga Uzbekistani fiton kështu medaljen e artë në boks për peshat super të rënda, ndërsa argjendi shkoi për Torres të SHBA.
/Albanianpost.com