Sport

Jota pritet të largohet nga Liverpool-i


Diogo Jota mund të largohet nga skuadra e Liverpool-it në fund të këtij sezoni.

Me transferimet e shumta të skuadrës angleze, Jota-s nuk mund t’i sigurohet vendi i titullarit, andaj ai pritet t’i thotë lamtumirë skuadrës së tij.

Duke pasur parasysh këtë situatë, edhe te Liverpool-i duket se janë të gatshëm ta shesin sulmuesin portugez.

Mediat në Angli raportojnë se drejtuesit e “The Reds” janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për 27-vjeçarin.

Jota u transferua në Liverpool në verën e vitit 2020 nga Ëolverhampton për shumën e 45 milionë eurove dhe ka kontratë me klubin e tij deri në verën e vitit 2027.

Gjatë kësaj periudhe, Jota ka luajtur në 99 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e kuqe, prej të cilave ka shënuar 44 gola dhe ka dhuruar 19 asistime.

Megjithatë, ky sezon nuk ka shkuar edhe aq mirë për portugezin, i cili për shkak të lëndimeve ka luajtur vetëm në 14 ndeshje, prej të cilave ka dhuruar gjashtë asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore