Sport

Joshua Kimmich thyen rekordin 20-vjeçar në Champions League


Joshua Kimmich

Joshua Kimmich ka ndihmuar në thyerjen e një rekord të Champions League që shumë pak besonin se mund të mposhtej.

Kimmich shënoi golin e fitores në ndeshjen e dytë çerekfinale të Bayern Munich-ut kundër Arsenal-it.

Ndërsa ishte një gol jashtëzakonisht i rëndësishëm për gjermanët, ishte gjithashtu një gol i rëndësishëm në historinë e Champions League.

Goditja me kokë e Kimmich ishte goli i 31-të i shënuar në çerekfinalet e këtij sezoni, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 30.

Kishte 29 gola të shënuar para çerekfinaleve të së mërkurës, falë ndeshjeve me rezultate të larta të së martës midis PSG dhe Barcelona, dhe Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid.

PSG erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Barcelona-n me 10 lojtarë 4-1 në ndeshjen e dytë për të përparuar me rezultatin 6-4 në total, ndërsa Dortmund-i fitoi 4-2 në Gjermani për të vulosur një fitore të përgjithshme 5-4.

Të mërkurën, Rodrygo kaloi Real Madrid-in 1-0 në avantazh kundër Manchester City-t në “Etihad” me golin e 30-të në çerekfinalet e këtij sezoni, përpara se goditja me kokë e Kimmich të thyente rekordin, i cili kishte qëndruar që nga sezoni 2003-04. Ndërsa goli i Kevin de Bruyne ndaj Real-it e thelloi rekordin, duke e çuar në total në 32 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore