![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2023/05/edward-joseph-.jpg)
Edward Joseph, ligjëruesi në Universitetin John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, beson se paralajmërimi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mund të mënjanohet në mënyrë të thjeshtë – Kievi zyrtar duke e njohur pavarësinë e Kosovës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të enjten, bëri një paralajmërim mjaft shqetësues duke thënë se Rusia mund të krijojë “kriza të reja” në Ballkan dhe Moldavi, në mënyrë që, siç tha ai, të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë. Paralajmërimi i tij mund të përkufizohet si shqetësues meqë ai tha se ka informacione që “Rusia ka një plan të gjatë, që Ballkanin ta shndërrojë në Lindje të Mesme”.
E sipas profesorit amerikan është pikërisht Zelensky ai i cili ka fuqinë për të ndaluar agjendën ruse në Ballkan duke e njohur shtetësinë e Kosovës.
“Nuk do të humbisni as municione nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejtë Perëndimit”, ka shkruar ai në platformën sociale, X.
President @ZelenskyyUa warns of Russia’s intention to spark a war in the Balkans to divert attention from Russia’s war in Ukraine. pic.twitter.com/h3YpPTfchS
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 17, 2023
Paralajmërimet e Zelensky-it, se Rusia ka plane për kriza të reja në Ballkan, nuk janë vetëm pretendime, por po rezultojnë si shqetësime konkrete edhe në Bashkimin Evropian.
Deklarata e Zelensky-t u konfirmua edhe nga Bashkimi Evropian, përkatësisht nga zëdhënësi i Unionit, Peter Stano.
Stano, në një konferencë për media të premten, tha se edhe BE për një kohë të gjatë ka vërejtur tendencën e Rusisë për të ushtruar ndikimin e saj malinje në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Për një kohë të gjatë ne kemi thënë se Rusia po bën përpjekje për të ushtruar ndikim malinj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, po, ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri, por shqetësim që ka qenë me ne për një kohë”, tha Stano.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mexhiti: Po punojmë çdo ditë që ish ushtari i UÇK-së të lirohet
-
LDK-ja pranon ftesën e Osmanit për diskutimin e datës së zgjedhjeve
-
Elshani për garën e kërcimit në Ujman: Për ne është detyrë, dikush mund ta shoh si provokim
-
KFOR: Kemi patrullime të rregullta në kufirin me Serbinë për siguri dhe stabilitet