Sport

Jose Mourinho i “futet” muzikës


Trajneri i njohur i futbollit, Jose Mourinho është shfaqur në videoklipin më të fundit të këngëtarit, Stormzy.

Në këngën e fundit të reperit në Mbretërinë e Bashkuar “Mel Made Me Do It”, shefi aktual i Roma-s luan një shfaqje të shkurtër dhe madje interpreton disa fjalë.

59-vjeçari shihet në gjysmë të videos dhjetëminutëshe duke qëndruar me Stormzy-n dhe disa të tjerë duke vendosur gishtin para gojës.

“Të pëlqen të flasësh për kohët e vjetra, ata janë të moshuar si Annie, a je mirë? Preferoj të mos flas sikur jam Jose”, janë tekstet e Stormzy-t, para thënies ikonike të Mourinho-s “Preferoj të mos flas. Nëse flas, do të jem në telashe të mëdha”.

Yjet e Atletikës Usain Bolt dhe Dina Asher-Smith shfaqen gjithashtu në pjesë të ndryshme të videos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore