Lajme

Johnson do të paraqesë planin për daljen e Anglisë nga bllokimi


Kryeministri britanik, Boris Johnson, do të paraqesë të hënën planin për daljen e Anglisë nga bllokimi aktual i coronavirus-it.

Johnson u shpreh se dëshiron të largojë vendin nga bllokimi në një mënyrë që është e kujdesshme, por e pakthyeshme.

Anglia ka kaluar dy muaj në bllokim, por disa masa janë lehtësuar tashmë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se banorët e shtëpive të kujdesit do të jenë në gjendje të kenë kontakt me një vizitor të rregullt që nga 8 marsi.

Atë ditë, gjithashtu pritet që shkollat ​​të rihapen. Më vonë, dyqanet dhe restorantet do të rihapen.

Bllokimi i tretë i Anglisë filloi më 5 janar, duke mbyllur jetën publike në një nga vendet më të goditura nga pandemia në Evropë.

Johnson, ka njoftuar në një dalje publike, se Britania e Madhe do ti rikthehet kufizimit total të aktiviteteve, si shkak i rritjes së numrit të rasteve me coronavirus.

Lehtësimi i Johnson do të vlente vetëm për Anglinë. Skocia, Wales-i dhe Irlanda e Veriut po përcaktojnë rregulloret shëndetësore në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë, qeveria ka kryer vaksinat kundër Covid-19 me shpejtësi të lartë. Më shumë se 17 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë deri tani.

Me 3 janar ,autoritetet britanike të shëndetësisë raportuan për mbi 57 mijë infektime, shifra më e lartë kjo e regjistruar ndonjëherë në këtë vend. Një pjesë e rasteve të reja raportohet se ishin të llojit të ri të coronavirusit.

Për të kufizuar përhapjen e shpejtë të virusit, në Britani ekspertët e shëndetësisë nisur nga efektshmëria e lartë e vaksinës kanë propozuar vaksinimin e një numri më të madh personash me një dozë të vetme, sesa vaksinimin e një numri të vogël personash me dy doza.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore