Sport

Joao Mario: Nuk ka asgjë të keqe mes Ronaldo-s dhe Fernandes-it


Futbollisti i kombëtares së Portugalisë, Joao Mario, mohoi që Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes t’i kenë prishur raportet mes tyre.

“Isha në dhomën e zhveshjes në atë moment, pashë imazhet dhe është qesharake sepse ndonjëherë mund të interpretohet ndryshe, por ishte një shaka mes tyre”, deklaroi Joao Mario në një konferencë për shtyp.

“E çuditshme sepse Bruno ishte një nga të fundit që mbërriti dhe Cristiano e pyeti nëse ‘kishte ardhur me varkë’”, shtoi Joao Mario.

“Unë besoj se imazhet mund të interpretohen, por ishte një shaka mes tyre. Besoj se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer sepse luajnë bashkë, i pashë dje gjatë gjithë ditës. Nuk ka asnjë problem mes tyre”, ka vazhduar ai.

Ronaldo dhe Fernandes (dy lojtarë të Manchester United-it) u panë duke u përshëndetur jo në mënyrë të zakontë në takimin e tyre të parë te Portugalia në grumbullimin e Kupës së Botës.

Kjo pasi që CR7 gjatë një interviste me Piers Morgan, kishte akuzuar klubin e Manchester United se nuk e kishin respektuar atë.

Pasi u takua me Ronaldo-n për herë të parë që nga komentet e tij, Fernandes dukej më pak se i impresionuar teksa kishte një shtrëngim duarsh të çuditshëm.

Megjithatë, të ketë raporte të këqija mes tyre e mohoi Joao Mario.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore