Sport

Jo vetëm Tirana, FIFA i bllokon merkaton edhe tri klubeve të tjera shqiptare


Nuk është vetëm klubi i Tiranës që ka probleme me qeverinë e futbollit botëror, FIFA, por në listë janë edhe tri klube të tjera shqiptare. Dy klube nga Abissnet Superiore dhe një nga Kategoria e Dytë janë tri emrat e tjerë, përkatësisht Vllaznia, Dinamo City dhe Luftëtari.

Problemet e Tiranës janë të mirëdokumentuara dhe prej ditësh madje flitej se klubi kishte dal në anakand pas problemeve me borxhet. Megjithatë nuk pati asnjë blerës.

Siç bëhet e ditur nga gazeta e përditshme sportive shqiptare “Panorama Sport”, Tirana dhe Vllaznia janë duke negociuar me FIFA-n për një zgjidhje të problemit.

Ndërsa, për dy klubet e tjera, Dinamo dhe Luftëtari, nuk dihet nëse kanë nisur një proces negocimi me FIFA-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore