Muzikë

Jo vetëm me Mozzik – Elvana Gjata në bashkëpunim edhe me Mc Kreshën dhe Lyrical Son


Së fundmi u zbulua se shumë shpejt do të publikohet një bashkëpunim në mes të këngëtares, Elvana Gjata dhe rep artistit, Mozzik, dyshja do të sjellin këngën “Ska”.

Elvana Gjata, Mozzik.

Por, me sa duket ky nuk është i vetmi bashkëpunim i yllit të hitit “Kunadhe”, pasi që ajo ka vendosur të surprizojë fansat e saj edhe me një tjetër kolaborim, e që përfshin bashkimin e forcave me dyshen e ikonave të rep-it shqiptar, Lyrical Son dhe Mc Kresha.

Elvana Gjata, Lyrical Son dhe Mc Kresha, do të vijnë me një super bashkëpunim që titullohet “Stuhi mbi Oqean” – nisur nga sukseset e treshes, kënga pritet që shumë shpejt të bëhet hit.

Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Lajmin e ka bërë të ditur, rep artisti, Lyrical Son, i cili përmes një postimi në Instagram, ka uruar festat e fundvitit, derisa ka theksuar se një album nga ai dhe Mc Kresha do të publikohet me datën 12 janar të këtij viti.

Albumi në ardhje titullohet “Muzikë e Alltisë” i cili numëron 12 këngë.

Ndryshe, pas kumtimit të lajmeve për bashkëpunimet e reja, Elvana Gjata, pritet të shënojë sukseset e saj të radhës, kështu duke mbajtur ritmin e vitit 2021.

Kujtojmë se në vitin 2021, Gjata, kishte publikuar albumin “Çelu”, që përmbante shtatë këngë, gjashtë prej të cilave i pati publikuar edhe me video klipe.

“Kur jemi dasht”, “Jeta ime”, “Mos u ngut” dhe “Drandofilat”, janë vetëm disa nga këngët e albumit që u pëlqyen nga audienca e gjerë e Elvana Gjatës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore