Jetesë & Stil

Jo vetëm Loredana, edhe Mozzik merr vaksinën kundër Coronavirusit


Rep artisti i njohur nga Kosova, Mozzik, ka bërë të ditur se ka marrë vaksinën kundër Coronavirusit.

Mozzik, këtë lajm e ka njoftuar me anë të një storie të postuar në llogarinë e tij të Instagram-it e tij.

Por, ylli i hitit “Madonna”, nuk ka dhënë detaje të tjera rreth procesit të vaksinimit duke e lënë kështu vetëm me një publikim të fotografisë nga vendi i ngjarjes.

Vaksinën duket ta ketë marrë në shtetin zviceran ku edhe po qëndron tash e disa ditë.

Pos Mozzik, edhe partnerja e tij, këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Loredana, e ka marrë vaksinën kundër Coronavirusit ditëve të fundit.

“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID-19. Faleminderit”, ka shkruar Loredana në storien e saj të publikuar në Instagram.

Mes artistësh të tjerë që kanë treguar hapur se janë vaksinuar së fundmi janë edhe Era Istrefi e Ledri Vula.

Ndryshe, kënga e fundit e publikuar nga rep artisti ferizajas është “n’Tiranë” që aktualisht numëron mbi 10 milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore