Jetesë & Stil

Jo veç “çikat e estradës”, edhe Mozzik bie në dashuri me Dubain


Rep artisti i famshëm, Mozzik ka filluar të shijojë pushimet e tij pak para nisjes zyrtare të sezonit veror.

Ylli i hitit “Madam” ka zgjedhur si destinacion Dubain për të thyer rutinën e përditshme nga orët e tëra të qëndrimit në studio, përcjell AlbanianPost.

Edhe Mozzik, njëjtë si vajzat e skenës, përfshirë: Arta Nitajn, Kejvina Kthellën, Arta Elezajn e Encën, duket se ka rënë në dashuri me këtë qytet të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fotografi e publikuar nga Mozzik në Instagram.

“Me të vërtetë, kam rënë në dashuri me Dubain”, ka shkruar ai në një storie të publikuar në llogarinë e tij të Instagramit, ku numëron mbi 2 milionë ndjekës.

E nga udhëtimi në Dubai, rep artisti ka ndarë edhe imazhe të tjera me ndjekësit e tij, përfshirë një pranë pasqyrës, teksa po pastronte dhëmbët.

Veç se fokus në imazhin tjetër morën tatuazhet e shumta që ai i ka në trup – sidomos, portretet e nënës së tij dhe të vëllait, rep artistit tjetër të njohur, Getinjo.

Fotografi e publikuar nga Mozzik në Instagram.

Përndryshe, vetëm para pak ditës, Ledri Vula ka publikuar video klipin e këngës “Boom Boom”, mysafir në të cilën ishte Mozzik.

Për vetëm një javë, dyshja, Ledri dhe Mozzik kanë arritur të grumbullojnë mbi katër milionë klikime në platformën YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore