“Jo keffiyeh-së, shkrimtarja Jhumpa Lahiri refuzon çmimin

Jhumpa Lahiri refuzoi të pranonte çmimin Isamu Noguchi që jepet çdo vit nga muzeu i themeluar pothuajse 40 vjet më parë
SHFLETO
Rajmonda Basha
28.09.2024 13:43
Loading Icons...

Në shenjë proteste ndaj ndalimit të personelit për të veshur keffiyeh, shkrimtarja fituese e çmimit Pulitzer, Jhumpa Lahiri refuzoi të pranonte çmimin Isamu Noguchi që jepet çdo vit nga muzeu i themeluar pothuajse 40 vjet më parë në Astoria nga artisti amerikano-japonez, i famshëm për skulpturat e tij dhe mobilje projektuesi.

“Lahiri e tërhoqi pranimin e çmimit si reagim ndaj kodit tonë të ri të veshjes”, tha muzeu teksa shtoi se “ne e respektojmë perspektivën e saj duke ditur se vendimet tona mund të mos jenë në përputhje me opinionin e të gjithëve”.

Një muaj më parë, Muzeu Noguchi njoftoi një ndalim të personelit për të veshur, gjatë orarit të punës, veshje apo aksesorë që shprehin “mesazhe politike, slogane ose simbole”.

Si rezultat i ndalimit, tre punonjës që refuzuan të hiqnin keffiyeh-në e veshur në shenjë solidariteti me popullin palestinez u pushuan nga puna. Kodi i ri, i cili nuk zbatohet për vizitorët, u miratua pasi disa anëtarë të stafit mbanin shallin tradicional palestinez për muaj të tërë pas veprimeve ushtarake të Izraelit në Gaza për arsye që një nga punonjësit e pushuar i përshkroi si “kulturore”.

Në një letër drejtuar menaxhmentit të muzeut pas publikimit të njoftimit, rreth pesëdhjetë nga rreth 70 punonjësit kujtuan se vetë Noguchi i urrente luftërat dhe se gjatë Luftës së Dytë Botërore ai e kishte lejuar vullnetarisht veten të internohej në një nga kampet e paraburgimit për japonezët.

Marrë nga La Stampa, përshtatur për Albanian Post