Lajme

“J&J”, doza përforcuese anti-COVID prodhoi përgjigje të fortë të antitrupave


Një dozë përforcuese e vaksinës Johnson&Johnson anti-COVID sjell një mbrojtje të fortë dhe të shpejtë të antitrupave kundër virusit. Kjo ishte përgjigja që dha të mërkurën e 25 gushtit kompania farmaceutike.

Të dhënat paraprake nga kompania më e madhe e kujdesit shëndetësor në botë vijnë pasi zyrtarët kryesorë të shëndetit publik amerikan dhe krijuesit rivalë të vaksinave thonë se nevojitet një program përforcues për të mbrojtur kundër dobësimit të imunitetit.

Kompania “J&J” tha se një dozë e dytë shkaktoi një rritje nëntëfish të antitrupave kundër COVID-19 në krahasim me nivelet e shikuara 28 ditë pas një doze të vetme të vaksinës.

“Rritje të konsiderueshme” në përgjigjet e antitrupave u panë tek njerëzit e moshës 18 deri në 55 vjeç, si dhe ata më të vjetër se 65 vjeç – të cilëve iu dha një dozë më e ulët.

Ndryshe nga vaksinat të përbëra me mRNA me dy doza BioNTech/Pfizer dhe Moderna, seria kryesore e vaksinave të “J&J” kërkon vetëm një dozë. Po ashtu “J&J” më herët tha se vaksina e saj e vetme siguroi imunitet të gjerë kundër COVID për tetë muaj.

Mathai Mammen, kreu global i “Janssen Research&Development” në “Johnson&Johnson”, tha se kompania mezi priste të “diskutonte me zyrtarët e shëndetit publik një strategji të mundshme për vaksinën J&J, duke u rritur tetë muaj ose më gjatë pas dozës së parë”.

Përdorimi i injeksioneve përforcuese është debatuar shumë, me Organizatën Botërore të Shëndetit që u bën thirrje vendeve të pasura të ndërpresin programet e tyre derisa të paktën 10% e popullsisë në të gjitha vendet të jetë vaksinuar.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka rekomanduar që njerëzit me sistem imunitar të dobët të marrin një dozë përforcuese të një vaksine me mRNA, por nuk është rekomanduar asgjë për ata që kanë marrë vaksinën “J&J”.

Agjencia njoftoi javën e kaluar një plan për të filluar ofrimin e injeksioneve përforcuese nga 20 shtatori për të gjithë amerikanët që ishin vaksinuar fillimisht me vaksinën Moderna ose BioNTech/Pfizer, duke filluar me ata që ishin vaksinuar tetë muaj më parë.

Ai tha se një plan për marrësit e vaksinave “J&J” do të bëhej kur të ishin në dispozicion më shumë të dhëna.

Nga ana tjetër Pfizer paraqiti të dhënat paraprake në fillim të këtij muaji për një përforcues tek rregullatori amerikan i barnave.

Studimet – që tregojnë se efikasiteti i vaksinave zvogëlohet me kalimin e kohës – kanë nxitur debatin rreth dozave shtesë, veçanërisht pasi rastet fillojnë të rriten edhe një herë në disa vende.

Një studim i “CDC-së” të martën tregoi se efikasiteti i vaksinës mRNA kundër infeksionit nga varianti Delta më i transmetueshëm u ul nga 91% në 66%.

Një studim i universitetit të Oxford-it i botuar javën e kaluar tregoi se efikasiteti i vaksinës BioNTech/Pfizer kundër infeksionit simptomatik pothuajse u përgjysmua pas katër muajsh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore