Aplikacione

Jimmy Wales ankohet për AI


Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, tha se Inteligjenca Artificiale (AI) aktualisht nuk po kontribuon në përmirësimin e cilësisë së artikujve në këtë platformë, duke e quajtur një ‘katastrofë’ përdorimin e ChatGPT për krijimin e tyre.

Wales thekson se artikujt e krijuar me anë të ChatGPT janë të mangët dhe shpeshherë të paqarta.

Top 10 Wiki APIs for Internet Encyclopedia Data | RapidAPI

Wales beson se në të ardhmen Inteligjenca Artificiale (Al) ka më shumë gjasa të mbështesë aktivitetet intelektuale sesa t’i zëvendësojë ato.

Ai ka shpreh edhe shqetësimin për largimin dhe kthimin nga puna të CEO dhe bashkëthemeluesit të OpenAl, Sam Altman, në një kohë të tensionuar.

Ai shpreh optimizmin se ky është një mësim i mirë për bizneset fillestare, për të menduar në një fazë shumë të hershme për qeverisjen dhe stabilitetin e kompanisë.

Në anën tjetër, kompania e fuqishme në fushën e AI njofton se po punon intensivisht për të sjellë inovacione të reja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore