Jep dorëheqje Drejtori Ekzekutiv i AKP-së

SHFLETO

AKP

 

Dini Fetahu
18.09.2024 18:12
Loading Icons...

Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

Kështu kanë bërë të ditur nga AKP-ja, përmes një komunikate për media të mërkurën.

Ky vendim i është kumtuar Bordit të Drejtorëve në mbledhjen zyrtare, ku kanë mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë diskutuar dhe janë informuar për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.

“Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”, thuhet në njoftim, derisa nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes.

Përveç kësaj, nga AKP kanë bërë të ditur se gjatë mbledhjes në fjalë, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime).

Arben Limani, në këtë pozitë, ishte zgjedhur në qershor të 2022-së.