Film

Jennifer Lopez pezullon xhirimet e filmit të saj të ri – shkas COVID-19


Filmi i ri i Jennifer Lopez është produksioni më i fundit i Hollywood-it i prekur nga rritja e personave të prekur me COVID-19 dhe variantet e tij të reja.

Revista, People, ka konfirmuar se xhirimet e filmit “The Mother”, të planifikuara të kryhen jashtë shtetit janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rasteve pozitive të Coronavirusit të lidhura me ekipin e prodhimit.

Pjesa më e madhe e projektit është xhiruar në Kanada, ku Lopez, 52 vjeç, po xhironte skena që para vitit të ri.

Jennifer Lopez.

Filmi, premiera e të cilit është planifikuar të jepet në vitin 2022, përqendrohet rreth një vrasëseje që del nga fshehja për të mbrojtur vajzën e sa,j ndërsa u shmanget sulmuesve të rrezikshëm.

Pavarësisht nga kjo pengesë e përkohshme, filmi tjetër i ardhshëm i Lopez, “Marry Me”, do të shfaqet sërish më 11 shkurt të këtij viti.

Jennifer Lopez – “Marry Me”.

“The Mother” është një nga projektet e shumta, që u penalizuan mes rritjes së fundit të rasteve me COVID-19.

Disa shfaqje televizive – duke përfshirë “Grey’s Anatomy”, “NCIS: Los Angeles and Chicago Fire” – thuhet se e kanë pezulluar prodhimin pasi varianti Omicron vazhdon të përhapet.

Pasiguritë rreth rritjes së fundit të COVID-19 kanë bërë gjithashtu që Akademia e Regjistrimit dhe CBS të shtyjnë ndarjen e çmimeve “Grammy 2022”, e cila fillimisht ishte planifikuar të transmetohej në fund të janarit. Por, një datë e re për ngjarjen vjetore ende nuk është caktuar.

“Duke pasur parasysh pasigurinë rreth variantit Omicron, mbajtja e shfaqjes më 31 janar thjesht përmban shumë rreziqe. Ne mezi presim të festojmë natën më të madhe të muzikës në një datë të ardhshme, e cila do të shpallet së shpejti”, thuhej në një deklaratë të publikuar së fundmi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore