Jennifer Hudson thotë se babai i saj “me sa duket” kishte 27 fëmijë

SHFLETO
Labinot Nimani
21.06.2024 11:06
Loading Icons...

Aktorja amerikane Jennifer Hudson u shpreh e sinqertë për momentin kur mësoi për 26 vëllezërit dhe motrat e saj.

Gjatë një paraqitjeje në podkastin “Your Mama’s Kitchen”, ylli i “Dreamgirls” kujtoi se si kishte mësuar për fëmijët e shumtë të babait të saj të ndjerë Samuel Simpson, kur ajo ishte adoleshente.

“Ka shumë prej nesh. Me sa duket babai im kishte 27 fëmijë”, tha ajo moderatorit Michele Norris.

“Këta janë shumë fëmijë”, shtoi Hudson, 42 vjeç.

“Nuk i kam takuar kurrë të gjithë, por kjo është gjëja. Unë jam një person familjar dhe kështu që kur të mbusha 16 vjeç, doja të shkoja t’i gjeja. Ishte ëndrra ime që të uleshim të gjithë ne në tryezë madhështore të Ditës së Falënderimeve ose Krishtlindjeve, dhe ne të gjithë të ulemi dhe të hamë së bashku. Ky ishte qëllimi im në moshën 16-vjeçe”, shtoi tutje ajo.

Ylli i “If This Isn’t Love” shpjegoi se asaj i thuhej gjithmonë se babai i saj, i cili vdiq në vitin 1999, kishte rreth 11 vajza dhe 17 djem.

Fillimisht, Jennifer dinte vetëm për dy fëmijët e përbashkët të Samuelit me nënën e saj të ndjerë, Darnell Donerson: Jason Hudson dhe Julia Hudson.

Matriarku dhe Jason u qëlluan dhe u vranë brenda shtëpisë së familjes së tyre në Çikago nga ish bashkëshorti i Julia-s, William Balfour, në tetor të vitit 2008, sipas CBS.

Para vdekjes së Jason, Jennifer kujtoi se ajo dhe vëllezërit e motrat ishin takuar me gjashtë ose shtatë anëtarë të tjerë të familjes së tyre.

“Unë jam më i riu nga të gjithë”, shtoi ajo.

Këngëtarja e “Giving Myself” u rrit nga nëna e saj përpara se përfundimisht të ndërtonte një marrëdhënie me babain e saj.

Jennifer është nëna e djalit 14-vjeçar, David Daniel Otunga Jr., të cilin e ndan me ish të fejuarin David Otunga. Ish-çifti u bashkuan në vitin 2007 dhe u ndanë në vitin 2017.

Që atëherë ajo ka vazhduar romancë me rep artistin Common.