Lajme

“Jeni non-grata” – nis protesta e PSD-së kundër Trendafilovas


Partia Socialdemokrate, këtë të mërkurë, po proteston ndaj vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Protesta ka nisur rreth orës 14:00 para Hotel Sirius, ndërkohë që gjyqtarja bullgare do të mbajë një takim me përfaqësues së shoqërisë civile në Prishtinë.

Nol Nushi, nga PSD-ja ka treguar arsyen e protestës.

“Çfarë transparence ka kjo gjykatë që shumicën e seancave i ka të mbyllura, nuk tregojnë se ku i marrin provat e çfarë prova kanë. Kjo gjykatë është etnike dhe e padrejtë, e për këtë ne sot protestojmë”, tha Nushi.

Ndërsa, përpara objektit ku Trendafilova do të mbaj takimin, një numër konsiderueshëm i protestuesve po mbajnë në duar pankarta me mbishkrime “jeni non-grata”, “UÇK-ja është përpjekja për liri” e “UÇK-ja nuk mund të gjykohet”.

Pamje nga protesta e PSD-së

Ndërsa Hoteli ku pritet të mbajë takim gjyqtarja Trendafilova është “barrikaduar” me zyrtarë të shumtë policorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore