“Jemi duke u marrë me rastin, ka qenë keqkuptim”, Mexhiti për AP, për incidentin e Osmanit në aeroportin e Shkupit

Valon Rashiti
01.08.2024 20:33
Loading Icons...

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, e ka konfirmuar për Albanian Post incidentin në aeroportin e Shkupit dhe konfrontimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sigurimin, pasi kësaj të fundit iu kërkua të hapë valixhet e saj dhe të tregojë se çfarë kishte në to, por ka refuzuar.

“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti për AP, duke mos dhënë detaje tjera.

Sipas një medias maqedonase “Infomax.mk”, gjithçka ka filluar kur Osmani, që po e përdorte Aeroportin e Shkupit si tranzit ka refuzuar ta hap valixhen për kontroll, kur diçka e tillë i është kërkuar nga sigurimi i aeroportit.

Ata kanë kërkuar që Osmani të kalonte, pas refuzimit nga sigurimi i aeroportit, situata ka eskaluar dhe janë nxjerrur armët.

Ajo është ndalur dhe me këtë rast ka telefonuar kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ka dërguar në aeroport pjesëtarët e sigurimit të tij në krye me shefin Sabedin Sinani.

“Osmani nuk pranoi të zbatonte urdhrin dhe iu drejtua në mënyrë të pahijshme sigurimit të aeroportit”, shkruan media maqedonase.

AP për këtë çështje ka provuar të flas edhe me Bekim Kupinën, këshilltar për Media i Presidentes Osmani, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk është përgjigjur.

Mediat në Maqedoni: Incident me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit, refuzoi ta hap valixhen – u nxorën edhe armët

Të fundit

Aktuale