Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, ka kujtuar javën Çame në fjalën e mbajtur në foltoren e Kuvendit.
Një kujtesë për gjenocidin e kryer në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj popullsisë çame në Greqi.
Ai, nga salla e Parlamentit, ka treguar se shteti grek ka një qëndrim “foshnjarak” ndaj çështjes çame, duke pretenduar se nuk ekziston.
“27 qershori është i njohur nga ky Parlament si dita e gjenocidit ndaj popullsisë çame në Greqi”, ka pohuar Idrizi.
“Në fund të Luftës së Dytë Botërore, nga 27 qershori 1944 deri në mars 1945, u krye një nga spastrimet etnike më të pashembulltat në historinë e njerëzimit”, ka vijuar ai.
Sipas tij, 2 mijë e 770 jetë njerëzore u masakruan barbarisht. Nuk u vranë në luftë, por në shtëpitë e tyre.
Kurse 30 mijë të tjerë u dëbuan dhe 2 mijë e 900 të tjerë vdiqën nga uria, etja dhe sëmundjet “në një rrugëtim biblik drejt Shqipërisë”.
“Çamët sot nuk gëzojnë dot pronat e tyre. Shteti i sotëm grek ka një qëndrim foshnjarak, ‘ne këtë çështje nuk e njohim dhe nuk ekziston’. E thënë kështu, më kujton njeriun që mbyll sytë për të mos parë realitetin”, ka ravijëzuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Air Albania” për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Përfundon mbledhja e Kryesisë socialiste, Rama kërkon angazhim për zgjedhjet e 2025-s
-
Liga e Kombeve/ Trajneri Sylvinho dhe Asllani: Respekt për Gjeorgjinë, por ne nuk kemi frikë
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit