
Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, Dushan Janjiç, ka thënë se disa nga terroristët u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KROR-it.
“Ata njerëz nuk u zhdukën. Ata persona iu dorëzuan autoriteteve serbe me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it. Pra, Beogradi deshi apo nuk deshi, ka pranuar përgjegjësinë për të marrë pjesë në hetimin e gjithë rastit”, tha Janjiç për mediumin opozitar serb Danas.
Janjiç ka vlerësuar se për grupin terroristë po flitet gjithnjë e më shumë, gjë që është shumë e rëndësishme.
“Është e qartë se për të nxjerrë njerëzit e mbetur është dashur të bëhet një veprim i komplikuar diplomatik dhe politik me ndërmjetësimin e EULEX-it dhe KFOR-it”, shtoi Janjiç.
Ndërsa gjatë një konference për media, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka informacione se gjashtë terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.
“Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste”, theksoi Sveçla.
Ndërkaq Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka treguar se disa nga terroristët u larguan në këmbë nga Manastiri i Banjskës të dielën.
“Personat tjerë të dyshuar, që bazuar në pamjet e siguruara mund të ishin rreth 30 persona, kanë arritur që të largoheshin në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës, duke lënë prapa automjetet e tyre, që gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes rezulton të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar si dhe dy motorë me katër rrota”, tha ai gjatë një konference për media.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Policia e Kosovës është duke vazhduar operacionin edhe gjatë së hënës
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto