Jahtet e oligarkëve rusë në qendër të luftës ligjore ndërkombëtare

SHFLETO
Orges Permargjeta
13.06.2022 12:51
Loading Icons...

Dy megajahte të ankoruara në dy porte turke, në pronësi të oligarkut rus Roman Abramovich, i cili u sanksionua nga BE pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, janë bërë një çështje “fshehje dhe kërkimi” në një padi ndërkombëtare.

Oligarku 55-vjeçar, i cili humbi pronësinë e klubit gjigant të futbollit Chelsea në periudhën e përmendur, solli në Turqi “Eclipse”, jaht me vlerë 1.2 miliardë dollarë dhe “My Solaris”, një tjetër megajaht me vlerë 500 milionë dollarë.

“Eclipse” u ankorua në provincën jugperëndimore të rrethit Marmaris të Muğla. Ndërsa jahti “My Solaris” i Abramovich hodhi spirancën në Cruise Port, port në qendrën turistike të njohur botërore të Muğla, Bodrum.

Megjithatë, avokatët britanikë, pas padisë për pasurinë e biznesmenit, kuptuan se Cruise Port i përkiste Global Ports Holding, një kompani e listuar në bursën e Londrës.

Duke folur për mediat britanike, avokatët këmbëngulën se pranimi i Ambramoviç për të ankoruar jahtin e tij në Cruise Port nënkuptonte “shkelje të sanksioneve”.

Ndërkohë që mediat perëndimore kryenin akuza të tilla, dy jahtet u larguan nga dy portet.

“Eclipse” ka mbërritur në gjirin e Göcek, duke pritur në një distancë nga bregu. Vendasit thanë se jahti gjigant “ndoshta do të ankorohej në një port në pronësi të STFA-së, kompani turke”.

“My Solaris” tani është ankoruar në Marina Yalıkavak në rrethin e Bodrumit.

Sipas vendasve, Abramovich ka tre muaj për të menduar për të ardhmen e “My Solaris”, pasi jahtit 500 milionë dollarësh do t’i duhet “të largohet nga rajoni” me fillimin e vjeshtës.