Auto

Jaguar, plane për elektrifikimin e makinave


Marka Jaguar Land Rover e kompanisë britanike të automjeteve luksoze,  Jaguar Cars, deri në vitin 2025 do të kthehet tërësisht elektrik.

Agjensia e lajmeve, BBC, bën me dije se kompania ka shtuar në deklaratë se do të nisë modelet elektrike të të gjithë linjës së saj të makinave elektrike Jaguar dhe Land Rover deri në vitin 2030.

Për të përmbushur këtë objektiv, kompania ka vendosur t’i mbaj të hapura të tre fabrikat e saj britanike si pjesë të strategjisë.

Nga ana tjetër, marka Jaguar ka hequr dorë prej planeve që do të ndërtonte një version elektrik të modelit të saj luksoz, XJ, në fabrikën Castle Bromwich. Sipas BBC, kjo do të bëj që fabrika të ndalojë së prodhuari makina.

Thierry Bolloré, shefi ekzekutiv i markës Jaguar, nuk ka dhënë shumë detaje lidhur me këtë lëvizje, mirëpo ka thënë se fabrika do të përqëndrohet në aktivitetet joprodhuese për një kohë të gjatë.

Lidhur me teknologjinë e re të makinave elektrike, kompania pritet të shpenzojë rreth 2.5 bilionë paund në vit.

Sipas BBC, futja e teknologjisë së re është një lëvizje e madhe për Jaguar-in, por nuk ka zgjedhje tjetër. Presioni për të zvogëluar emetimet e karbonit ngjashëm si dhe për prodhuesit e tjerë të makinave është i madh.

“Problemi është që makinat elektrike kushtojnë më shumë për t’u projektuar dhe ndërtuar se sa modelet konvencionale që do të thotë se aktualisht është e vështirë të marrësh fitim prej tyre”, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, prodhuesit e mëdhenj të makinave mund ta zgjidhin këtë problem duke investuar më shumë para dhe duke shpresuar se do të përfitojnë në një moment të mëvonshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore