Sport

Jadon Sancho në orbitën e Real-it


Sipas gazetës angleze, Daily Express, Real Madrid-i është klubi favorit për të nënshkruar me talentin anglez të Borussia Dortmund-it, Jadon Sancho.

Për Sancho-n ka interes edhe nga Manchester United-i, por duket se klubi madrilen i ka parakaluar në garën për shërbimet e 20-vjeçarit.

Gjithmonë sipas Daily Express, Real-i dhe Dortmund-i kanë zhvilluar bisedime për lojtarin edhe në janarin e kaluar.

Çmimi i Sancho-s është rreth 85 milionë euro, që i siguronë skuadrës gjermane të ardhura të mira, sidomos në këto kohë, kur shumë klube kanë pësuar rënie të ndjeshme të të ardhurave nga pandemia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore