Sport

Jado Sancho: Unë dhe Bruno Fernandes kemi karakter fitues


Skuadra e Manchester United, ka filluar stërvitjet për sezonin e ri që do të fillojë këtë fundjavë.

Një nga blerjet më të bujshme të “djajve të kuq”, Jadon Sancho, është duke shijuar stërvitjet e para me shokët e rinj të skuadrës së re.

Sancho ka një simpati si duket për yllin e kësaj skuadre, Bruno Fernandes, për të cilin thotë se ka krijuar menjëherë një lidhje me të dhe pret që të përshtaten mirë në fushë.

“Sot ishim në të njëjtën skuadër dhe u lidhëm shumë mirë. Unë dhe ai duam të fitojmë kështu që jam i lumtur që unë dhe Bruno kemi të njëjtin mentalitet sepse është e nevojshme, veçanërisht në një skuadër të madhe si kjo”, theksoi Jadon Sancho.

Manchester United do ta luajë ndeshjen e parë të këtij sezoni, të shtunën në ora 13:30, ku do të presë në “Old Traford” skuadrën e Leeds United.

Kujtojmë që Sancho u transferua nga Borussia Dortmund para pak ditësh, për të cilin skuadra e Manchesterit pagoi shumën e 85 milionë eurove.

Derisa, para se të transferohej në Dortmund, ai ishte pjesë e rivalëve të qytetit të United, të cilët e shitën për vetëm tetë milionë euro te verdhezinjtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore