Sport

Jack Willshere afër rikthimit tek Arsenal-i


Jack Wilshere mund të rikthehet tek Arsenal-i, pasi u lirua nga ish-klubi i tij, Bournemouth.

Ish-reprezentuesi anglez u lirua nga Bournemouth në verë dhe është pa klub momentalisht, por trajneri i Arsenal dhe ish miku i tij i skuadrës, Mikel Arteta e ka ftuar 29-vjeçarin të stërvitet me ta.

“Mund të më ndihmojë”, tha Wilshere. “Të jesh pranë lojtarëve të mirë, të stërvitesh me lojtarë të klasit botëror dhe gjithashtu të jesh në një mjedis ekipor është diçka që më intereson”.

“Jam i sigurt se do të bisedojë me dikë nga klubi gjatë dy ditëve në vijim”.

Jack Wilshere kishte 197 paraqitje në të gjitha garat me Arsenal, ku shënoi 14 gola, dhe asistoi 30 herë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore