Sport

Ja kur hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve


Në një sezon të pasigurtë të ndikuar nga pandemia e Covid-19, çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të sezonit 2020/21 janë pothuajse gati.

Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmë finaleve do të mbahet të premten e 19 marsit në selinë qëndrore të UEFA në Nion të Zvicrës, në orën 12:00.

Ekipet e kualifikuara në çerekfinale janë: Borussia Dortmund (Gjer), Liverpool (Ang), Paris Saint-Germain (Fra) dhe Porto (Por).

Janë akoma për t’u vendosur edhe ekipet e tjera çerekfinaliste që do të dalin nga sfidat: Lazio – Bayern Munich, Atletico Madrid – Chelsea, Borussia Monchengladbach – Manchester City dhe Atalanta – Real Madrid.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen me datat 6-7 prill dhe ato të kthimit më 13-14 prill.

Ndërsa, ndeshjet e para të gjysmë finaleve do të luhen në 27-28 prill dhe ndeshjet e dyta më 4-5 maj.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 29 majit, në stadiumin “Olimpik Ataturk” në Stamboll të Turqisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore