Vende

Ja cili është kryeqyteti i miliarderëve


Sipas listës së fundit nga revista Forbes, qyteti “shtëpi” e më shumë miliarderëve se çdo qytet tjetër në botë është Pekini.

Pekini si kryeqytet i Kinës, është qendra politike dhe kulturore e Kinës. ai gjendet në veri të zonës fushore të Kinës veriore.

Nga ana gjeografike ai është në të njëjtin paralel me Romen e Italisë dhe me Madridin e Spanjës. Klima e Pekinit përfshihet në klimën e butë kontinentale.

Dimti dhe vera janë relaticisht të gjatë, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë të shkurtra dhe të thata. Temperatura mesatare vjetore është 11,8 °C.

Pas shpalljes së Kinës së Re, veçanërisht gjatë mbi 20 vjetëve të fundit të reformës dhe të hapjes së Kinës, kanë ndodhur ndryshime kolosale në pamjen e Pekinit.

Janë ngritue njera pas tjetrës ndërtesa të ndryshme moderne. Kontaktet e Pekinit me botën e jashtme janë shtuar pandërprerë.

Pekini po ecën me hapa të mëdha për të dyrë në radhët e qyteteve tç mëdha ndërkombëtare.

Në Pekin, kuriozitete historike janë të lidhura mirë me pamjen e një qyteti modern dhe tërheqi turistë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Vitet e fundit Pekini ka pritur çdo vit miliona turistë të huaj dhe dhjetra miliona turistë të vendit.

Sipas revistës së biznesit, kryeqyteti kinez shtoi 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani pret 100 të tjerë.

Vlen të përmendet që Pekini ia ka kaluar Neë York-ut, i cili pret 99 miliarderë dhe ka mbajtur “fronin” për shtatë vitet e fundit.

Situata e Covid-it nuk ndikuan shumë në situatën e Pekinit, rikuperimi i shpejtë i Kinës nga Covid-19, rritja e firmave të saj të teknologjisë dhe tregjeve të aksioneve e ndihmuan atë të fitonte vendin e parë.

Ndonëse është vendi më me shumë prurje miliarderësh, përsëri vlera e kombinuar neto e miliarderëve të Nju-Jorkut mbeti 80 miliardë dollarë, më e madhe se ajo e homologëve të tyre në Pekin.

Banori më i pasur i Pekinit është themeluesi i aplikacionit TikTok dhe shefi ekzekutiv i firmës së tij mëmë ByteDance, Zhang Yiming.

Ndërsa banori më i pasur i Nju-Jorkut është Michael Bloomberg, me një pasuri me vlerë 59 miliardë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore